JYSK-u rreth përvjetorit të pare në Kosovë, përkatësisht në Mars të vitit 2005 zgjeroi veprimtarinë e vet dhe lansoi një degë të re e cila quhet “Jysk me shumicë”.
Degë kjo e cila u ofron konsumatorëve tanë një mundësi të konsumimit të mallit tonë me çmime ende më të volitshme ku çmimi i artikujve varet nga sasia e blerë.
Kjo degë mbulon një spektër të gjerë konsumatorësh si ata që janë blerës final d.m.th. ata që i përdorin artikujt për nevoja të tyre personale, poashtu edhe konsumatorët afarist të cilë artikujt tanë i shesin tutje në lokalet e tyre.
Jysk me shumicë ofton artikuj të përshtatshëm për biznese të ndryshme dhe ka pasë një sukses të madh në vitin 2005.
Jysk në vitin 2005 i është kushtuar në një masë të madhe hotelerisë, restoranteve dhe kafeneve ku edhe ka bërë furnizimin e një numri të konsiderueshëm të tyre. Jysk ofron artikuj të kualitetit të lartë Danez me çmime të volitshme të cilat në kombinim me sasinë e blerë krijojnë një ofertë ende më joshëse për konsumatorët e vet.